Me 17 kartonë të verdhë brenda një sezoni, Klaus Gjasula ka vendosur një rekord të ri në Bundesliga.
Mesfushori shqiptar është bërë lojtari që ka marrë më së shumti kartonë të verdhë brenda një edicioni në elitën e futbollit gjerman.
Në përgjithësi 30-vjeçari shqiptar është ndëshkuar 132 herë me kartonë të verdhë gjatë karrierës së tij në 329 takime në futbollin profesionist.
E falë ndëshkimeve rekord të Gjasulës, Transfermarkt ka bërë zgjedhjen e 25 lojtarëve më të ndëshkuar në botë në 20 vitet e fundit.
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është lider i padiskutueshëm sa i përket ndëshkimeve me kartonë të verdhë.
Spanjolli ka marrë 259 kartonë të verdhë në 873 ndeshje me Realin, Sevillën dhe Kombëtaren e Spanjës.
Pozitën e dytë me ndëshkime me të verdhë e mbanë meksikani Gerardo Torrado që është ndëshkuar 228 herë, ndërsa Dani Alves është në pozitën e tretë me 210 kartonë të verdhë.
Në mesin e më të ndëshkuarve ndodhet edhe kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana që ka marrë 162 kartonë të verdhë me klubet si Sunderland, Marseille, PSG, Lazio, Galatasaray e Nantes si dhe me Kombëtaren kuqezi.
Më poshtë keni listën prej 25 lojtarëve më të ndëshkuar në 20 vitet e fundit në futbollin botëror.
1. Sergio Ramos – 259 kartonë të verdhë
2. Gerardo Torrado – 228 kartonë të verdhë
3. Dani Alves – 210 kartonë të verdhë
4. Xabi Alonso – 197 kartonë të verdhë
5. Daniele Conti – 190 kartonë të verdhë
6. Gabi – 189 kartonë të verdhë
7. Raul Garcia – 185 kartonë të verdhë
8. David Albelda – 183 kartonë të verdhë
9. Giampiero Pinzi – 182 kartonë të verdhë
10. Emre Belozoglu – 181 kartonë të verdhë
11. Arturo Vidal – 180 kartonë të verdhë
12. Matteo Contini 176 kartonë të verdhë
13. Felipe Melo – 176 kartonë të verdhë
14. Javier Mascherano – 175 kartonë të verdhë
15. Alberto Lopo – 171 kartonë të verdhë
16. Stathis Tavlaridis – 169 kartonë të verdhë
17. Daniele De Rossi – 167 kartonë të verdhë
18. Rafael Marquez – 167 kartonë të verdhë
19. Dario Srna – 167 kartonë të verdhë
20. Jelle Van Dame – 166 kartonë të verdhë
21. Pepe – 165 kartonë të verdhë
22. Alexandru Gatcan – 165 kartonë të verdhë
23. Leonardo Ponzio – 164 kartonë të verdhë
24. Jermaine Jones – 163 kartonë të verdhë
25. Lorik Cana – 162 kartonë të verdhë
/Telegrafi/