Site icon Telegrafi

Logitech lanson tastierën e re ergonomike, me dizajn të përshtatshëm për qëndrimin në kompjuter

Sot u pa prezantimi i një tastiere pa kabllo të dizajnuar në mënyrë unike të quajtur ERGO K860 nga Logitech.

Tastiera e re ergonomike  përmban një faktor forme të veçantë që synon të maksimizojë rehatinë e përdoruesit për sa i përket qëndrimit, vendosjes së kyçeve dhe aktivitetit të muskujve.

Logitech pretendon se tastiera ofron ‘54% më shumë mbështetje për kyçet dhe zvogëlon lakimin e kyçeve me 25% ‘, duke rezultuar në një përvojë më të qetë dhe efektive të përdoruesit.

Përveç njoftimit për shtyp, prodhuesi zviceran postoi gjithashtu një video lansuese për ERGO K860 në YouTube.

Tastiera kushton 129 dollarë dhe mund të blehet nga ueb faqja zyrtare e kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version