Site icon Telegrafi

Llogaria e teoricientit të konspiracionit Alex Jones do të rikthehet në X, pas sondazhit nga Elon Musk

Elon Musk ka krijuar një sondazh në platformën e tij X, për të marrë mendimin e publikut në lidhje me rikthimin e llogarisë së teoricientit të konspiracionit, Alex Jones.

Dhe pas mbi dy milionë votave, rreth 70 për qind e votuesve ishin pro rikthimit të llogarisë së Jones, i cili ishte larguar nga platforma në vitin 2018 për sjellje abuzive.

Alex Jones është i njohur për teoritë e tij konspirative, për të cilat është ndëshkuar me largim edhe nga platformat tjera si Facebook dhe Youtube.

Sipas mediave, 49 vjeçari është i famshëm për pretendimin e rremë për të shtënat në shkollën Sandy Hook në vitin 2012, ku mbetën të vdekur 20 fëmijë dhe 6 të rritur.

Ky pretendim ishte vetëm inskenim si pjesë e një komploti qeveritar për të shtrënguar ligjet e armëve.

Gjithashtu, ai ka promovuar teori konspirative edhe në lidhje me sulmet terroriste në Oklahoma të vitit 1995, dhe sulmet e 11 shtatorit.

Miliarderi Elon Musk ka bërë një numër veprash të tilla, duke lejuar personalitete të diskutueshme të kthehen në platformë në përpjekje për të promovuar fjalën e lirë.

Ky rikthim vjen pas sondazheve të ngjashme për personalitete tjera të ndaluara, duke përfshirë edhe Donald Trump.

Për momentin llogaria e Jones ende nuk është rikthyer në X, por Musk ka deklaruar se do të respektojë sondazhin. /Telegrafi/

Exit mobile version