Site icon Telegrafi

Llaskarca, pas një viti, në Gjykatën Penale më në fund merren në pyetje tre ekspertët

Pas një viti, në Gjykatën Penale më në fund janë marrë në pyetje tre ekspertët Jakub Mamuti, Lupço Postollovski dhe Nevzat Zekir.

Ata kanë përgatitur super-ekspertizën e komunikacionit për autobusin e aksidentuar të “Durmo Tours” që mori jetën e 16 persona dhe 36 la të plagosur.

Prokurori Darko Jakimovski ngriti dyshime për atë nëse këta ekspertë kanë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme në terren pasi sipas tij nuk ka gjurmë për këtë. Eksperti Mamuti kësaj ju përgjigj se në momentin që s’gjejnë asgjë, nuk e shkruajnë fare.

Ai madje tha se nuk janë marrë me analizimin e parregullsive të mundshme në autobus, pasi siç tha, kolegët ekspertë të makinerisë i kanë siguruar se autobusi nuk ka qenë faktori për aksidentin. Ndryshe, kjo rrezikon të largojë nga faji pesë të akuzuarit tjerë që janë drejtues të “Durmo Tours” dhe tërë faji t’i ngelë shoferit të autobusit, Manoil Trifunovskit.

Exit mobile version