Site icon Telegrafi

Llapi me vendim emocional për legjendën Vokrri: E tërheqim fanellën me numrin nëntë

Vdekja e Fadil Vokrrit ka prekur gjithë opinionin shqiptarë.

Futbollisti më i madh në histori të futbollit shqiptar ka ndërruar jetën në mëngjesin e ditës së shtunë.

Vokrri ka shkruar historinë e futbollit shqiptar fillimisht me Llapin pastaj edhe me Prishtinën para se të ketë një karrierë të bujshme edhe në Evropë.

Kryetari i deritanishëm i FFK-së është nderuar nga skuadra e fëmijërisë së tij Llapi.

Lexo po ashtu Prishtina publikon një foto të pa parë deri më tani, është numri nëntë më i miri në histori të klubit

Ekipi bardh e kaltër nga Podujeva ka marrë vendim që ta tërheqë fanellën me numër nëntë që e barti Vokrri.

Vendim

“FC Llapi merr vendim emocional por të përjetshëm dhe krenar. Në shenjë kontributi për Futbollin Shqiptarë dhe për FC Llapi-n si klubi i parë i Fadilit”.

“Kemi vendosur për Realizimin e Muzeut kushtuar Legjendës së Futbollit Shqiptarë të të gjitha kohërave Fadil Vokrri. Po ashtu FC Llapi tërheq fanellën me numër 9 numri i CIRES tonë kështu e thërrisnin e gjithë Podujeva, numër ky që sezonin e fundit e barti Gentrit Begolli”, thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva.

Mbetet të shihet nëse njëjtë do të veprojë edhe klubi i Prishtinës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version