Me rezultat 2-0, Llapi ka fituar ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Hajvalisë.
Nikoqirët ishin favoritë në këtë përballje dhe arritën te goli i epërsisë që në minutën e 11-të me golin e Hamdi Namanit.
Kaluan vetëm pesë minuta dhe u shënua goli i dytë. Realizues ishte Alban Mavriqi (16’), ndërsa me epërsi të dyfishtë Llapi shkoi në pushim.
Në gjysmën e dytë, vendasit e ruanin rezultatin, ndërsa mysafirët nuk mund të ndryshonin asgjë.
Llapi ngritet në kuotën e 49 pikëve, dy më pak se Prishtina që gjendet në vend të tretë. Hajvalia pritet të largohet nga elita e futbollit të Kosovës. /Telegrafi/