Llapi do të jetë mysafir i Wilsas në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Evropës.
Skuadra e Tahir Batatinës, vjen në garën e dytë më të madhe në Evropë, pasi zuri vendin e dytë në kampionat.
Llapjanët do të startojnë me Ilir Avdylin në portë, ndërsa në mbrojtje janë Diar Vokrri, Muhamed Useini, Ilir Krasniqi, Landrit Rama dhe Ilir Blakçori.
Në mesfushë do të luajnë Arbnor Ramadani, Hamdi Namani dhe Ergun Ahmeti, ndërsa në sulm janë dyshja Ahmed Januzi dhe Blendi Baftiu.
Wsila Krakow edhe pse është klubi i madh polak, aktualisht bën gara në nivelin e dytë të Polonisë.
Wisla: Chichkan, Miulec, Colley, Uryga, Sapala, Bellapart, Jareno, Sukienicki, Gogol, Jaroch, Baena
Llapi: Avdyli, Vokrri, Namani, Ramadani, Baftiu, Rama, Krasniqi, Useini, Blakçori, Ahmeti, Januzi.
/Telegrafi/