Site icon Telegrafi

Llapi mposht Dritën, vazhdon garën për titull

(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Me rezultat minimal prej 1-0, Llapi e ka mposhtur Dritën në ndeshjen e javës së 29-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Të dyja skuadrat i patën përpjekjet e tyre në fraksionin e parë të lojës, i cili përfundoi pa gola.

Ahmed Januzi dhe Festim Alidema ishin më të rrezikshmit për vendasit, derisa për mysafirët tentuan Haxhi Neziraj dhe Xhevdet Shabani.

Pas fillimit të pjesës së dytë, nikoqirët u angazhuan më shumë në përpjekje për ta zhbllokuar rezultatin dhe këtë e arritën në minutën e 72-të.

Festim Alidema shënoi një supergol me një goditje me këmbën e majtë duke e lënë të shtangur portierin Mario Kirev.

Gola të tjerë nuk pati deri në fund të sfidës dhe ndeshja u mbyll me epërsinë e vendasve prej një goli.

Me këtë triumf, Llapi pozicionohet në vend të dytë në tabelë, me dy pikë më pak se Feronikeli dhe një më shumë se Prishtina (që të dielën luan kundër Drenicës). /Telegrafi/

Exit mobile version