Telegrafi

Llapi dhe Suhareka synojnë vazhdimësinë e fitoreve, formacionet zyrtare

Xhiro e shtatë në Albi Mall Superligë fillon sot me një ndeshje të vetme që është në program për tu zhvilluar.

Llapi është nikoqir i Suharekës me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Është një sfidë mes dy skuadrave që janë në top formë dhe kërkojnë vazhdimësi të rezultateve të mira.

Llapjanët kanë dy fitore radhazi dhe synojnë edhe të tretën ditën e sotme.

Në anën tjetër mysafirët nga Suhareka pas barazimit në xhiron e parë kanë marrë katër fitore radhazi dhe janë në krye të tabelës.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Laroshi, Emini, Namani, Rama, Bytyqi, Ahmeti, Ramadani, Baftiu, Gashijani, Veliu, Januzi.

Suhareka: Ozdogan, Turkaj, Kodra, Stijepovic, Nukic, Susuri, Boshnjaku, Krasniqi, Fetahaj, Zeka, Maliqi.

/Telegrafi/