Site icon Telegrafi

Lladrovci: Dhuna seksuale ka qenë ndër format më të rënda të terrorit që ka përdorur okupatori serb

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

Kjo vizitë është bërë për të shënuar Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt.

Zarfet e viktimave

Ai u shpreh se gjatë shënimit të kësaj ditë kanë hapur mesazhe të trishtueshme të viktimave në zarfet e prezantuara për këtë ditë.

“Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt e shënuam në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, ku hapëm disa nga mesazhet e trishtueshme të viktimave, në zarfet e prezantuara për këtë ditë”, ka shkruar Lladrovci në facebook.

Ai tha se dhuna seksuale gjatë luftës ka qenë një ndër format më të rënda të terrorit që okupatori ka përdorur.

Gjenocidi serb dhe krimi kundër njerëzimit kishin shumë dimensione tragjike në Kosovë. Dhuna seksuale e lidhur me luftën, ka qenë një nga format më të rënda të terrorit që ka përdorur okupatori. Jemi shumë të përkushtuar për të mbështetur të mbijetuarat e kësaj dhune, duke mos harruar kurrë këto plagë, ka deklaruar Lladrovci./Telegrafi/

Exit mobile version