Liverpooli ka fituar ndaj Watfordit me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Ligës Premier.
Skuadra e Jurgen Kloppit i është kthyer fitoreve në Ligën Premier pas humbjes në derbi ndaj Manchester Unitedit, duke e dominuar Watfordin.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm katër minutave, ku Mohamed Salah shënoi për 1-0 pas asistimit të Sadio Mane.
Reds vazhduan me raste dhe dominim, por goli i dytë erdhi vetëm në minutën e 43-të ku Salah shënoi për 2-0 dhe dërgoi skuadrat në pushim.
Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Liverpoolit, të cilët shënuan pas vetëm pesë minutave, ku Roberto Firmino shënoi një gol të bukur me thembër pas asistimit të Salah.
Vazhdimi i kësaj pjese foli në të mirë të yllit egjiptian, Salah, i cili kompletoi het-trikun në minutën e 77-të duke shënuar për 4-0, ndërsa në minutën e 85-të vulosi rezultatin përfundimtar duke shënuar golin e katër personal për 5-0.
Pas kësaj fitore, Reds renditen në pozitën e tretë me 63 pikë, ndërsa Watfordi zë pozitën e 11-të me 36 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Liverpooli luan në udhëtim te Crystal Palace, ndërsa Watfordi e pret në shtëpi Bournemouthi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Z9_6fWmNz6w
https://www.youtube.com/watch?v=Hk9QzEHPqww
https://www.youtube.com/watch?v=ogNpi_JMiAM
https://www.youtube.com/watch?v=4NafhuQzZW8
https://www.youtube.com/watch?v=qZH6hvByOWM