Please enter at least 3 characters.

“Liverpooli i rrezikshëm, nuk merituam më shumë”

2016/04/tuchel.jpg

Derbi i Ligës së Evropës, mes Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit ka përfunduar pa fitues 1-1.
Tani të dyja skuadrat do të kërkojnë kualifikimin javën e ardhshme në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet në ‘Anfield’.

Trajneri i Dortmundit, Thomas Tuchel ka folur pas ndeshjes për ecurinë e 90 minutave duke thënë se skuadra e tij nuk meritoi më shumë.

“Nuk meritonim më shumë se këtë barazim. Ishte një ndeshje shumë e mirë ku çdo gabim mund të kushtonte shumë”.

“Liverpooli u tregua shumë i rrezikshëm sidomos me dy lojtarët e saj Origin dhe Coutinhon. Tani na pret një 90 minutësh i zjarrtë në Angli”, deklaroi Tuchel. /Telegrafi/