Ismaila Sarr vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të pëlqyer të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Tekniku gjerman e ka kërkuar sulmuesin anglez edhe verën e kaluar, por edhe në afatin kalimtar dimëror.
Sarr e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Ligën Premier, ku shënoi gol ndaj Aston Villës në fitoren e Watfordit 3-2.
The Reds do të largojnë nga skuadra sulmues si Xherdan Shaqiri, Takumi Minamino e Divock Origi dhe duan të forcohen me Sarr.
Mediat në Ishull kanë raportuar se The Reds kanë gati një ofertë prej 40 milionë funteve për transferimin e senegalezit në Anfield.
Vet sulmuesi këmbëshpejtë ka dhënë dritën e gjelbër për tu bashkuar me bashkëkombësin e tij Sadio Manen në Liverpool, por tani mbetet në dorë të Watfordit nëse do të pranojë ofertën ose jo.
Gjithsesi vlen të theksohet se në garë për lojtarin janë edhe dy skuadrat londineze, West Ham United e Tottenham Hotspur.
23-vjeçari është bashkuar me Watfordin në vitin 2019 nga Rennes për 30 milionë euro, derisa ka zhvilluar 71 ndeshje me klubin anglez ku ka shënuar 20 gola e ka asistuar në 16 të tjerë. /Telegrafi/