Liverpooli është duke kërkuar një mbrojtës dhe objektivi kryesor i klubit është transferimi i Marc Guehit nga Crystal Palace.
Gjiganti anglez prej kohësh është në bisedime me Crystal Palace për mbrojtësin anglez i cili shihet si zëvendësuesi adekuat i Virgil Van Dijk për të ardhmen.
E ardhmja e 33-vjeçarit holandez në Anfield nuk pritet të jetë afatgjate dhe The Reds e shohin Guehin si liderin e ri të mbrojtjes së tyre.
The Reds kanë ofruar 50 milionë euro për transferimin e anglezit, por Crystal Palace kërkon hiq më pak se 75 për ta lënë të lirë.
The Sun ka raportuar se gjiganti anglez po bënë gati një ofertë të re në drejtim të Crystal Palace për yllin e mbrojtjes.
Liverpool do ta rrisë ofertën e tyre në 60 milionë euro dhe nuk përjashtohet mundësia që të përfshihet edhe ndonjë futbollist i ri në marrëveshje.
Nga ana tjetër vet mbrojtësi është shprehur i gatshëm për tu transferuar në Anfield dhe tani po pret dy klubet të gjejnë marrëveshje. /Telegrafi/