Klubi anglez, Liverpooli po shikon katër lojtarë të Galatasaray këtë sezon dhe është gati ta transferojë ndonjërin prej tyre.
Burimet e mediave turke raportojnë se skautët e Liverpoolit ndoqën fitoren 2-1 të Galatasarayt në Superligën e Turqisë ndaj Konyaspor më 16 shtator.
Skautët e Reds thuhet se shikuan me vëmendje lojtarin francez, Sacha Boey dhe qendërmbrojtësin e Danimarkës, Victor Nelsson.
Përveç tyre, anglezët ndoqën edhe paraqitjet e anësorëve turq, Kerem Akturkoglu dhe Yunus Akgun.
Katërshja e lartpërmendur e ka ndihmuar Galatasarayn të shkëlqejë këtë sezon, pasi klubi nga Stambolli është vetëm një pikë mbrapa vendit të parë me një ndeshje më pak.
Galatasaray është klubi më i suksesshëm i Turqisë, por sezoni i fundit i tyre ishte për t’u harruar pas përfunduan në pozitën e 13-të.
Megjithatë Boey, Nelsson, Akturkoglu dhe Akgun që atëherë kanë luajtur role kyçe në rikthimin e krenarisë së tyre.
Dhe Liverpooli mund të kërkojë transferimit e njërit ose më shumë të talentëve të turqve verën e ardhshme nëse ata vazhdojnë formën e tyre premtuese. /Telegrafi/