Mohamed Salah u bë rekordmeni i Liverpoolit për numrin e golave të shënuar në Ligën Premier, pasi shënoi dy gola në fitoren e madhe prej 7-0 ndaj Manchester United.
Sulmuesi egjiptian ka luajtur gjithsej 293 ndeshje për Liverpoolin, pjesë e të cilit është që nga viti 2017, ku ka shënuar 178 gola dhe ka asistuar në 74.
Pyetja është se sa do të rriten këto shifra, pasi mediat po shkruajnë se ai po kërkon të largohet nga klubi.
Pasi Sadio Mane u largua nga Liverpool për në Bayern Munich verën e kaluar dhe me raportimet se Roberto Firmino do të largohet nga klubi si lojtar i lirë në fund të sezonit, largimi i Salah do të ishte një tjetër goditje e rëndësishme për klubin nga Anfield.
Nëse këto lajme bëhen të vërteta, Liverpool mund të jetë pa treshen nga golat e së cilës kanë përfituar për një kohë të gjatë.
Gjithashtu thuhet se dëshira e Salah është të shkojë në La Liga, ndërsa klubi që përmendet më shumë është Real Madridi.
Liverpool dhe Salah kanë një kontratë deri në fund të qershorit 2025. /Telegrafi/