Trajneri Jurgen Klopp kërkon të përforcojë fazën e mbrojtjes.
Liverpooli nuk ndalet së kërkuari lojtarët e Southamptonit. Pas blerjeve të mëhershme të futbollistëve si Adam Lallana, Dejan Lovren dhe së fundmi Sadio Mane, ‘The Reds’, tani kërkojnë edhe qendërmbrojtësin Virgil Van Dijk.
Holandezi ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me ‘The Saints’, ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj Liverpoolit ishte i pakalueshëm, duke i pamundësuar sulmuesve të Kloppit, të realizonin gol, transmeton KP.
Siç raportojnë mediet në Angli, përveç Van Dijk, Liverpooli kërkon edhe Sam McQueen dhe për të dy lojtarët i ofron skuadrës së Claude Puel plot 40 milionë euro.