Liverpoolit thuhet se ka gjetur zëvendësuesin e Jurgen Klopp dhe ai është ish-mesfushori i tyre, Xabi Alonso, i cili ka një “marrëveshje sekrete” në fuqi me skuadrën e tij, Bayer Leverkusen.
Alonso ka bërë bujë te gjigantët e Bundesligës, të cilët janë në krye të ligës pasi fituan të tre ndeshjet e tyre të para të sezonit.
Kontrata e Klopp në Anfield nuk përfundon deri në vitin 2026, pas gati një dekade në këtë rol.
Sipas Daily Star, ish-trajneri i Dortmundit është në kërkim të sfidave të reja dhe mund të largohet nga klubi më shpejt se sa pritej.
Bisedat për largimin e tij të mundshëm janë intensifikuar pas shkarkimit të trajnerit Hansi Flick nga Gjermania.
Sipas gazetës gjermane Bild, nëse Klopp largohet, Liverpool është i lirë të rrëmbejë Alonson nga Leverkuseni.
41-vjeçari ka një “marrëveshje sekrete” me Leverkusenin, e cila i jep leje të largohet nga klubi sa herë që ai dëshiron. /Telegrafi/