Liverpooli ka kaluar epërsi në ndeshjen e kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Redsat e kanë nisur furishëm sfidën, pasi e kanë të qartë se disavantazhi nga ndeshja e parë (3-0) është shumë i lartë.
Goditjen e Jordan Henderson e mbrojti Ter Stegen, mirëpo Divock Origi reagoi shpejt në zonë për të realizuar (7′).
Blaugranët bënë një sërë sulmesh në vazhdim, përmes Lionel Messit, Jordi Albas e Philippe Coutinhos.
Liverpooli duhet t’i shënojë edhe dy gola për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, me kusht që të mos pranojë gol. /Telegrafi/