Telegrafi

Liverpooli e ka fituar garën me Cityn dhe Chelsean për mbrojtësin Van Dijk

Virgil van Dijk dëshiron të bashkohet me Liverpoolin në këtë verë dhe mund të jetë një nga blerjet më të mëdha. 

Holandezi kërkohet nga skuadra si Chelsea dhe Manchester City, por dhe Arsenali, nuk qëndron prapa.

Southampton është shprehur i gatshëm ta shes por shifra që kërkon është shumë e lartë.

Liverpool është i gatshëm të paguajë, por Southampton e vlerëson Van Dijkun 50 milionë funte. Ai ishte blerë për nga Celtic para dy vitesh për 15 milionë funte.

Liverpooli mund të ofrojë deri në 35 milionë funte që është edhe rekordi i tyre.

Liverpool po ashtu është vënë pas Mohamed Salah të Romës dhe Naby Keitas të Red Bull Leipzig. /Telegrafi/