Mesfushori meksikan, Hector Herrera e ka ngjallur një derbi në tregun e transferimeve.
Pasi Manchester United është duke e ndjekur që disa muaj, së fundmi në garë për të është futur edhe Liverpool.
26-vjeçari është lider në Porto dhe ka treguar formë të lartë në dy vitet e fundit.
Ish-kampionët e Portugalisë kanë bërë me dije se do ta lënë Herreran të largohet nga klubi vetëm nëse një skuadër paguan 35 milionë euro.
Gjithsesi mbetet të shihet se cila nga dy skuadrat rivale Liverpool apo Manchester United do ta transferojë lojtarin.
Meksikani mund të përfundojë edhe në Itali, pasi interesim të madh për të ka shprehur Napoli. /Telegrafi/