Sonte do të jemi dëshmitar të një ndeshje të madhe dhe ndër të rrallat që dy ekipe angleze luftojnë për Superkupën e Evropës.
Liverpool dhe Chelsea do të takohen në stadiumin e Besiktasit me fillim në ora 21:00, sipas kohës sonë lokale.
Te dyja skuadrat tashmë kanë luajtur edhe ndeshjet e para në Ligën Premier dhe kanë shfaqur dobësi të theksuara.
Megjithëse Liverpooli triumfoi 4-1 kundër Norwich Cityt, analistët kanë vërejtur se mbrojtja e skuadrës nuk është në një linjë dhe lehtësisht mund të dështojnë në krijimin e kurthit të pozitës jashtë loje.
Në anën tjetër, Chelsea ka pësuar humbje të rëndë 4-0 kundër Manchester Unitedit, ku është vërejtur se mesfusha e The Blues ishte e shthurur dhe e pakoordinuar në mbulimin e lojtarëve kundërshtarë.
Ndryshe, Liverpooli në këtë ndeshje do të paraqitet si fitues i Ligës së Kampionëve gjersa Chelsea ka triumfuar në garën e Ligës së Evropës. /Telegrafi/