Site icon Telegrafi

Liverpool afër Manes

Nuk është vetëm Manchester City pas anësorit sulmues të Southamptonit, Sadio Mane.

Sipas The Sun, skuadra e Liverpoolit është shumë e interesuar për të nënshkruar me sulmuesin senegalez, duke ofruar hiq më pak se 30 milionë funte.

Nënshkrimi me Mane është kërkesë direkte e trajnerit gjerman, i cili për sezonin e ardhshëm dëshiron më shumë forcë dhe alternativa për sulmin e The Reds.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Senegalezi ka qenë synim edhe i Manchester United, por Jose Mourinho është i përqendruar në objektiva tjera, duke lejuar Reds të ecin përpara në këtë garë. /Telegrafi/

Exit mobile version