Kosova ishte nikoqire e Gjeorgjisë (1-2) në ndeshjen e xhiros së shtatë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dardanët janë jashtë garës për një vend që dërgon në ‘Katari 2022’, porse në këtë sfidë e kërkuan fitoren, në mënyrë që të pozicionoheshin më mirë në Grupin B, por nuk e arritën.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për detajet e takimit Kosova 1-2 Gjeorgjia.
Renditja në Grupin B
Statistikat e ndeshjes
Përfundon ndeshja, Kosova 1-2 Gjeorgjia
Kosova ka pësuar humbje nga Gjeorgjia (2-1) në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që e dominoi, por u ndëshkua nga dy gabime.
90′ Super-rast nga Kosova, por Astrit Selmani gjuan mbi portë.
87′ Vizitorët rrezikojnë të shënojnë edhe golin e tretë.
Gjeorgjia rikthen epërsinë
83’ Një tjetër dalje e rrallë e mysafirëve përpara dhe reagimi jo i duhur i nikoqirëve u ndëshkua nga Zuriko Davitashvili.
78′ Tjetër kundërsulm i rrezikshëm i Kosovës që ndalet pa arritur në zonë.
75′ Me prekjen e parë të topit, Bytyqi rrezikon portën kundërshtare.
74′ Largohet Milot Rashica, inkuadrohet Zymer Bytyqi.
74′ Largohet Besar Halimi, inkuadrohet Florian Loshaj.
71′ Goditje e Celinës nga largësia, e cila përfundon jashtë.
68′ Rast tjetër që përfundon pa ndonjë konkretizim adekuat. Në anën tjetër të zhurmshëm janë Dardanët në tribuna që e duan golin e fitores.
65′ Aksione të vazhdueshme të Dardanëve që e duan fitoren me çdo kusht.
63′ Kundërsulm fantastik nga Rashica, mirëpo topi nuk shkoi te Kastrati dhe iu kthye Milotit, goditja e të cilit u bllokua.
59’ Elbasan Rashani lëshon vendin për sulmuesin anësor, Lirim Kastrati.
57′ Harkime në zonën kundërshtare të pashfrytëzuara dhe një aksion i zgjatur nga ekipi jonë që dominon në fushë.
56′ Dalje e rrallë përpara e lojtarëve mysafirë që ndalet shpejt nga nikoqirët që nisen në kundërsulm, por finalizimi nuk ishte i duhuri.
53′ Top i mirë për Rashicën, por goditja me të parën devijohet në këndore.
51’ Vazhdon iniciativa e vendasve në përpjekje për ta përmbysur rezultatin.
48′ Rashani humb hapin në një aksion që dukej premtues.
Fillon pjesa e dytë
46’ Ka nisur pjesa e dytë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”.
Dardanët u gjetën në disavantazh në fraksionin e parë me golin e Tornike Okriashvili (11’) pas një gabimi të Aro Muriq, mirëpo angazhimi i madh u shpagua në fund dhe Vedat Muriqi e barazoi rezultatin nga penalltia (45’).