Site icon Telegrafi

‘Lista e zezë’ e Messit, këta janë tre lojtarët që argjentinasi nuk i do më në skuadër

Tension te Barcelona pas humbjes 2-0 me Malagan, ku Barcelona nuk arriti të kap kreun e renditjes nga Real Madidi.

Lojtarët që akuzohen më shumë nga ta që luajtën në skuadrën startuse të Luis Enriques, janë tre.

Mediat spanjollë zbulojnë se Lionel Messi i ka kërkuar llogari trajnerit, Luis Enriques për formacionin titullar, pasi sipas tij Andre Gomes, Jeremy Mathieë dhe Denis Suarez, nuk mund të aktivizoheshin që nga minuta e parë.

Pikërisht këta tre janë pjesë e ‘listës së zezë’ të sulmuesit argjentinas, qëndrimi i të cilit ka peshë të madhe në klubin katalan.

Për Mathiew, Andre Gomes dhe Denis Suarez, Barcelona ka shpenzuar shifra të mëdha, por pesha e tyre në skuadër nuk ka rezultuar ajo e pritshmja. /Telegrafi/

Exit mobile version