Sulmuesit e elitës kanë vazhduar ta tregojnë vetën edhe në javën e 11-të të Ipko Superligës së Kosovës.
Djaloshi nga Pozharani, Festim Alidema, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj Trepçës ’89, duke shkuar në numrin e tetë qëllimeve këtë edicion.
Para tij është Alban Shillova që e ka vazhduar ‘agjërimin’ edhe në këtë ndeshje.
Betim Haxhimusa i Dritës, ka filluar të ambientohet te kampionët, duke shënuar ndaj ish-skuadrës së tij, Ferizajt dhe duke e quar në pesë numrin e golave personal.
Hoti dhe Mircevski, kanë po ashtu nga pesë gola.
Më nga katër gola janë Kreshnik Uka, Astrit Fazliu, Taulant Dajaku, Liridon Fetahaj dhe Qëndrim Gashi. /Telegrafi/
Lista e top-shënuesve
Alban Shillova 8 gola
Festim Alidema 7 gola
Betim Haxhimusa 5 gola
Mendurim Hoti 5 gola
Martin Mircevski 5 gola
Kreshnik Uka 4 gola
Astrit Fazliu 4 gola
Taulant Dajaku 4 gola
Liridon Fetahaj 4 gola
Qëndrim Gashi 4 gola