Telegrafi

Lista e artistëve që do të këndojnë në Karnavalin “Golden Eagle”

Karnavali “Golden Eagle”, një ngjarje e madhe kulturore dhe artistike që mbledh grupe nga e gjithë bota për të festuar traditat me kostume, muzikë dhe valle.

Karnavali do të mbahet në qytetin e Suharekës në datat 28, 29 dhe 30 qershor dhe pritet të jetë një edicion spektakolar.

Në faqen zyrtare të Karnavalit “Golden Eagle” është publikuar lista e artistëve që do të marrin pjesë në këtë edicion të shumëpritur.

Foto: Karnavali Golden Eagle/Instagram

Në mesin e tyre, do të jenë emra të njohur si Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli, Elgit Doda, Lumi B, Ya Nina, Gena, Bardhi DJ Pm dhe DJ Dagz, Dafina Zeqiri, Yll Limani, Luiz Ejlli, Xhensila Myrtezaj dhe Dj Gimi-o.

Karnavali “Golden Eagle” është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar përzierjen e kulturave dhe talenteve nga e gjithë bota. /Telegrafi/