Boksierja tajvaneze Lin Yu-ting u bë boksierja e dytë që brenda 24 orëve fiton medaljen e artë olimpike, përkundër thashethemeve të vazhdueshme në lidhje me gjininë e saj.
Yu-ting mposhti 20-vjeçaren Julia Szeremeta me vendim unanim për të fituar titullin, vetëm një ditë pasi edhe Imane Khelif fitoi të artën në kategorinë e saj.
Lin dhe Khelif u lejuan që të garojnë në Paris përkundër faktit që u skualifikuan nga Botërori i vitit të kaluar, pasi dështuan në testet e gjinisë.
Ishte kjo fitorja e saj e katërt me vendim unanim në katër garat e fundit që ka marr pjesë, duke treguar dominimin e saj.
🛎️ New Olympic medal! Lin Yu Ting is crowned champion in her category 🥊
–
🛎️ Nouvelle médaille olympique !
Lin Yu Ting est sacrée dans sa catégorie 🥊#Paris2024 pic.twitter.com/muOD5YDDP3— Paris 2024 (@Paris2024) August 10, 2024
Lin u fut në ring mes brohoritjeve të shumta nga turma ndërsa nuk u vërejt ndonjë shenjë proteste nga Szeremeta, në krahasim më disa nga kundërshtarët e fundit të Lin që kishin bërë një gjë të tillë.
Pas përfundimit të luftës, Lin tha se ajo e ka larguar veten nga të gjitha rrjetet sociale, për t’iu shmangur thashethemeve.
“Disa nga zhurmat dhe artikujt e lajmeve, natyrisht që kam dëgjuar disa informacione përmes trajnerit tim, por nuk iu kushtova aq shumë vëmendje”.
“Unë mora ftesën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të marr pjesë dhe në këtë isha e fokusuar”, ka thënë Lin pasi ‘rrëmbeu’ të artën./Telegrafi/