Liga e Parë e Kosovës në të dyja grupet A dhe B ka zhvilluar ndeshjet e javës së dhjetë ku nuk kanë munguar befasitë.
Drenica ka fituar me rezultat komod 3-1 në shtëpi ndaj Suharekës, me këta të fundit që po kalojnë nëpër një krizë të brendshme menaxhimi.
Fitore minimale në udhëtim ka shënuar Dinamo, që mposhti 1-0 Vëllaznimin, ndërsa me rezultat të njëjtë ka triumfuar edhe Rilindja ’74 përball Trepçës.
Rezultatet A
Tabela A
Lideri Prishtina e Re triumfoi me shumë vështirësi ndaj Ulpianës, 1-0 në Ligën e Parë të Grupit B.
Fitore më komode kanë shënuar Ferizaj, Kika dhe Vushtrria, ndërsa me shumë mund triumfoi Vjosa.
Ferizajasit fituan 3-2 ndaj 2 Korrikut, ndërsa vushtrriasit morën pikët e plota duke mposhtur 2-0 Ramiz Sadikun.
Kika mposhti 2-0 Flamuratin, gjersa Vjosa fitoi 2-1 në udhëtim te Vllaznia.
Tabela B
Rezultatet B
/Telegrafi/