Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 17-të në Ligën e Parë, Grupet A dhe B, ku nuk munguan përballjet e forta dhe rezultatet befasuese.
Në Grupin A, kemi një lider të ri, pasi Suhareka ka përfituar nga gabimi i Dinamo Ferizajt, duke mposhtur me rezultat minimal 1-0 ndaj Rilindja 1974.
Dinamo ditë më parë kishte pësuar humbje nga Rahoveci me rezultat 2-0, dukë lëshuar kështu pozitën e parë.
Vëllaznimi dhe Drenica kanë barazuar me rezultat 1-1, ndërsa Trepça ’89 ka fituar derbin lokal ndaj Trepçës me rezultat 1-0. Edhe Istogu ka fituar derbin lokal ndaj Phoenix me rezultat 2-0.
Suhareka si e para ka 32 pikë, ndërsa pas tyre vjen Dinamo me 31 pikë. Në vendin e tretë është Trepça ’89 me 27 pikë.
Sa i përket Grupit B, Vjosa ka fituar derbin ndaj Ulpianës me rezultat 4-2, ndërsa fitore kanë marr edhe Prishtina e Re dhe Ferizaj.
Prishtina e Re e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 1-0, sikurse edhe Ferizaj që fitoi ndaj Kikës me të njëjtin rezultat.
Vushtrria ka mposhtur 2 Korrikun me rezultat 1-0, ndërsa edhe Vllaznia e Pozhranit ka marr tri pikë duke triumfuar përballë Ramiz Sadikut me rezultat 3-0.
Lufta për vendin e parë në Grupin B, vazhdon të jetë e zjarrtë, me Prishtinën e Re që është lider me 39 pikë, Ferizaj i dyti me 38 pikë, ndërsa Vjosa është e treta me 37 pikë.
/Telegrafi/