Site icon Telegrafi

Libraria Dukagjini me aktivitete të ndryshme për 1 qershor

Libraria Dukagjini për nder të ditës së fëmijëve, 1 qershori, ka organizuar aktivitete të ndryshme.

Si pjesë të këtyre aktivitete janë organizuar lexime për fëmijë nga profesori, piktori dhe neurologu Skender Boshnjaku, ku tregoi rrëfime nga jeta e tij dhe nga përvoja jetësore. Përveç tjerash, ai rrëfeu edhe për librin dhe rendesine e tij qe ka ne jeten tone dhe se si ia ka ndryshuar jeten.

Aktivitete me muzikë dhe vallëzime kanë qenë pjesë e programit. Gjithashtu për nder të kësaj feste, të ftuar special kanë qenë nxënësit e shkollës fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ nga Presheva ku patën kënaqësinë që të dëgjonin përrallen “Gjyshi dhe nipi”, lexuar nga Skender Boshnjaku.

Gjatë aktivitetit, pati edhe recitime të bukura nga nxënësit e shkollës, ku ndanë krijimet e tyre në ditën më të veçantë kushtuar atyre.

 

 

 

Exit mobile version