LG ka bërë të ditur çmimet e saj zyrtare për linjën e televizorëve të kompanisë për vitin 2022.
E para është familja OLED, e cila përbëhet nga disa linja të ndryshme të serive, duke përfshirë seritë G2 Gallery Edition, C2, B2 dhe A2, përcjell Telegrafi.
G2 është kryesori dhe përfshin panelin më të ndritshëm të televizorit OLED që LG ka prodhuar, megjithëse ekrani i C2 po merr gjithashtu një rritje të shkëlqimit në krahasim me modelin e vitit të kaluar.
Të dyja arrihen me ndihmën e rritjes së fuqisë së përpunimit dhe veçorive të “Brightness Booster”.
LG thotë se linja 4K OLED e vitit 2022 përfshin gamën e saj më të gjerë të madhësive të ekranit ndonjëherë.
Në “skajin” më të vogël është një C2 i ri 42 inç, i cili ka qenë me çmim 1,399 dollarë.
Ndërsa në anën e kundërt të shkallës së madhësisë është 97-inç G2 OLED, por LG nuk është ende gati të ndajë çmimin ose disponueshmërinë në atë gjigant.
Modelet më të mëdha të G2 dhe C2 kanë të dy ekrane 83 inç dhe kanë një çmim përkatësisht 6,499 dhe 5,499 dollarë. Edicioni i galerisë G2 mund të ketë ekrane 97, 83, 77, 65 ose 55 inç. /Telegrafi/