Njihet për prodhimin e televizorëve, telefonave dhe pajisjeve tjera të avancuara, ndërsa tani LG duket se do zgjerohet edhe më shumë, për të ndihmuar njerëzit në punët e përditshme.
Aktiviteti CES 2020, ka sjellë edhe LG Thinq Washer, që është një makinë e zgjuar për larjen e rrobave, aplikacioni i së cilës mund të kryejë vet shumë veprime, në bazë të përmbajtjes së materielit që ndodhet në të, transmeton Telegrafi.
Varësisht se çfarë materiale janë, makina do të rrotullohet më shpesh apo më rrallë, si dhe kohëzgjatjen e duhur deri në larjen e rribave që janë futur në të.
Sipas LG, kjo makinë do të ruajë deri në 15 për qind dëmtimin e rrobave nga larjet e shpeshta, derisa procesi i larjes, do të bazohet në butësinë që rrobat kanë.
Me fjalë tjera, ky është sistemi modern i makinave për larjen e rrobave, që dikur mund të lanin me ujë shumë të nxehtë apo të ftohtë.
Sistemi mund të komandohet me zë, për të specifikuar nëse brenda ka xhinse apo çarçafë të bardhë, dhe nëse ka ndonjë njollë që duhet larguar. /Telegrafi/
LG ThinQ washers can actually detect fabric type. This I could use since I never know the proper settings. Isn’t AI awesome? #CES2020 pic.twitter.com/tHueN5J739
— Lance Ulanoff (@LanceUlanoff) January 6, 2020