Wojciech Szczesny njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli verën e kaluar pasi bëri 35 paraqitje për Juventusin sezonin e fundit, duke pranuar 30 gola dhe duke mbajtur 15 portën e paprekur në Serie A.
Pas transferimit të tij te Barcelona, ka folur shoku i tij i skuadrës së re, por edhe te Polonia, Robert Lewandowski.
“[Wojciech] Szczesny më tha se i vetmi klub për të cilin do të dilte nga pensioni është Barcelona” .
“Kur vjen një lojtar i ri, ju duhet t’i tregoni atij rreth klubit. E njëjta gjë vlen edhe për Wojciech, por me përvojën dhe qasjen e tij ndaj jetës, ai do të adaptohet shumë shpejt”, ka thënë Robert Lewandowski për Meczyki.
Më herët, vetë Szczesny tha se Lewandowski kishte luajtur një rol të madh në vendimin e tij për të dalë nga pensioni dhe për t’iu bashkuar Barcelonës si lojtar i lirë.
Portieri ka mbrojtur edhe për Arsenalin, Romën dhe Brentfordin në karrierën e tij. /Telegrafi/