Site icon Telegrafi

Lewandowski thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij

Robert Lewandowski vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Sulmuesi polak ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2023, por ai ende nuk ka arritur marrëveshje të re me klubin për vazhdimin e kontratës.

Bayerni ka fituar titullin e 10-të radhazi në Bundesliga dhe pas kësaj ndeshje sulmuesi polak është pyetur edhe për të ardhmen e tij.

33-vjeçari ka folur për Sky Sports duke thënë se së shpejti do të ketë një takim me drejtuesit e Bayernit për të diskutuar të ardhmen, por ai nuk është në një situatë të lehtë.

“Së shpejti do të ulemi dhe të bisedojmë pasi kemi një takim, por asgjë e veçantë nuk ka ndodhur deri më tani”, tha fillimisht Lewandowski.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

“Unë gjithashtu jam duke parë se çfarë po ndodh, por mund të them se nuk është një situatë e lehtë për mua”, deklaroi sulmuesi polak.

Reprezentuesi polak është i lidhur me një kalim të mundshëm në Camp Nou te Barcelona, skuadër që mbetet favorite për t’i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version