Ajo udhëhiqet nga eleganca dhe ndërton stilin e saj
Mbretëresha për paraqitjen më të re sërish ka zgjedhur ngjyrën e zezë me të cilën përfundimisht duket e përkryer.
Edhe pse shpesh e shohim në fustane dhe funde, Letizia këtë herë ka veshur një kostum.
Rrobat e femrave janë bërë jashtëzakonisht të popullarizuara në disa sezone të fundit. Modeli i saj i veshjeve do të dukej tërësisht klasik, mirëpo një segment e ka bërë të veçantë, transmeton Telegrafi.
Pantallonave klasike dhe fanellës së zezë i ka shtuar xhaketë të zezë e cila në mëngë ka pupla.
Dukja tjetër ka mbetur neutrale.
Flokët i ka bërë topuz, ndërsa nga bizhuteritë ka vënë vetëm vathë.
Është e njohur që Mbretëresha i do këpucët, mirëpo meqë veshja e saj tani është ekstravagante për shkak të pulave ajo ka mbathur këpucë të pazakonshme – transparente.
/Telegrafi/