Duhet ta shihni fustan të zi me rrjetë dhe thekë të mbretëreshës së Spanjës
Mbretëresha e Spanjës, Mbretëresha Letizia, u shfaq me një pamje fantastike këtë javë, ku ra në sy për veshjen elegante e si gjithmonë, minimaliste
Mbretëresha mori pjesë në koncertin “Tiempo de Luz” në Teatrin Falla në Cádiz të Spanjës, së bashku me bashkëshortin e saj, Mbretin Felipe VI.
Ajo veshi një fustan në gjatësi poshtë gjurit i cili dallon për detajin e thekëve në pjesën e sipërme, që binin nga supet deri te beli.
Ajo kombinoi fustanin elegant me këpucë Aquazzura dhe një kuletë të zezë.
Mbretëresha i shtoi shkëlqim veshjes përmes vathëve me diamante dhe unazës prej ari. Grimi dhe flokët ishin gjithashtu 10/10.