Cesc Fabregas është drejt largimit prej skuadrës angleze të Chelseat.
Futbollisti nuk po ka hapësira te ekipi i Ligës Premier që nga ardhja në krye të shtabit teknik të Maurizio Sarrit.
Shefi i kuqezinjve, Leonardo pranon se po diskuton në mënyrë aktive për arritjen e një marrëveshje rreth mesfushorit spanjoll.
Me kontratën që i mbaron në qershor të 2018, Milan mund të mirëpresë shërbimet e Cescut në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, Leonardo ka lënë të kuptohet se janë duke eksploruar mundësinë e blerjes së Cesc në afatin kalimtar të janarit.
“Ne jemi duke e vlerësuar atë, duke pasur parasysh mundësitë, por nuk bëmë ndonjë lëvizje konkrete” konfirmoi drejtori i Milanit.
“Ne ende po i vlerësojmë kushtet”, shtoi më tutje ish-futbollisti dhe trajneri i Rosonerëve. /Telegrafi/