Sioni ka marrë pikët e para në ligën elitare të Zvicrës pas humbjes 1-2 nga Baseli.
Skuadra nga Stade Tourbillon barazoi 2-2 ndaj Luganos, ku goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga Ermir Lenjani.
Anësori shqiptari shënoi në minutën e 25-të pas një topi të kthyer nga portieri, ky është goli i tretë në këtë kampionat për 29-vjeçarin.
25' GOOOOOOOOAL ! Lenjani égalise !#SIONLUG #HopSion pic.twitter.com/So85dXQxRR
— FC Sion (@FCSion) February 10, 2019
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë ka dhuruar edhe dy asistime këtë sezon, ai është një nga lojtarët më në formë të Sionit.
Te Lugano luajtën shqiptar Armando Sadiku dhe Valon Fazliu, dyshja u futën në lojë si zëvendësues, por nuk arritën të shënojnë.
Lenjani nuk është shqiptari i vetëm te Sioni, aty luajnë edhe Pajtim Kasami, Bastien Toma dhe Burim Kukeli.
Aktualisht Sioni në Super Ligë mban pozitën e shtatë me 22 pikë, kurse Lugano në të tetën me dy pikë më pak. /Telegrafi/
Der Ausgleich zum 1:1 für den FC Sion durch Lenjani.#SIOLUG #SFL #RSL pic.twitter.com/7yHlY6JmCc
— Swiss Football League (@News_SFL) February 10, 2019