Mbrojtësi i Interit, Robin Gosens, mund të mungojë në ndeshjen e të mërkurës ndaj Bolognas, si pasojë e një lëndimi muskulor që e pësoi në stërvitjet e sotme (e hënë).
Calciomercato.com njofton se gjermani mund të mos udhëtojë Stadio Dall’Ara si pasojë e këtij dëmtimi.
27-vjeçari është pritur të shënonte startin e parë me fanellën zikaltër pikërisht ndaj Bolognas, mirëpo ai mund të mbetet jashtë ose në rastin më të mirë të jetë në bankën rezervë.
Anësori kroat, Ivan Perisic, pritet të kthehet në krahun e majtë të mbrojtjes, në ndeshjen të cilën Interi duhet ta fitojë.
Në rast të triumfit, Nerazzurrët do ta marrin kreun e tabelës së Serie A me një pikë më shumë se rivali lokal, Milan. /Telegrafi/