Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të përgjithshme vendosi qëndrim parimor për akreditimin e mediave në lidhje me lejet për incizim dhe fotografim, me të cilin zgjidhet çështja për praktikë të ndryshme gjyqësore për lejet e dhëna për incizim ose fotografim për një lëndë të caktuar, ndërsa lidhur me zbatimin e nenit 360 të Ligjit për Procedurën Penale dhe nenit 105 të Rregullores së Gjykatës.
“Leja e dhënë nga ana e kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për incizimin ose fotografimin e një rasti të caktuar vlen nga dita e dhënies së lejes deri në përfundimin e debatit për lëndën”, thuhet në qëndrimin parimor.
Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, e cila përgatiti dhe propozoi qëndrimin parimor, theksoi se qëndrimi parimor do të inkorporojë parimin e sigurisë juridike dhe parimin e transparencës, me qëllim të sigurimit të zbatimit konsekuent të dispozitave ligjore, por edhe lehtësimin e punës së medias.
Përcaktimi i qëndrimit parimor ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit dhe komunikimit intensiv të Gjykatës së Lartë me Këshillin Gjyqësor Mediatik në kuadër të të cilit janë problemet e zbuluara të cilat dalin nga ekzistimi i praktikave të ndryshme gjyqësore dhe që vështirësojnë punën e mediave.
Në të njëjtën kohë, qëndrimi parimor bazohet edhe në përpjekjet e Këshillit për Gjyqësor të Hapur qëllimi i të cilit është përparimi i transparencës së gjykatave dhe zbatimi konsekuent i parimit të opinionit si një nga faktorët kyç për sundimin e të drejtës.