Derisa të gjithë sytë ishin kah Katari sot (e diel) për ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror 2022, aktori amerikan, Morgan Freeman, mori vendin qendror në skenë me një mesazh uniteti dhe bashkimi.
Duke ecur ngadalë nëpër një grup kërcimtarësh dhe interpretuesish në stadiumin Al Bayt në Al Khor, 85-vjeça foli me zërin e tij të pagabueshëm për emocionin e madh të mijëra të pranishmëve.
“Dëgjova diçka të bukur. Jo vetëm muzikë, por këtë thirrje për festë”, është shprehur veterani i ekranit ndërsa ecte drejt një personi pa këmbë në mes të skenës.
#QatarWorldCup2022 Opening Ceremony
This is the most beautiful, charismatic and heart warming world cup opening ceremony ever #FIFAWorldCup
Morgan Freeman pic.twitter.com/bcEavXnewx— Shehu Zubair (@shazy____) November 20, 2022
“Ejani këtu”, i tha Freemanit hezitues personi i identifikuar si ambasadori i Kampionatit Botëror, Ghanim Al Muftah, i veshur me regalia tradicionale të Katarit.
“Ne e bëmë ftesën sepse të gjithë janë të mirëpritur. Kjo është një ftesë për të gjithë botën”, shtoi ai.
Më pas të dy burrat u përkulën në dysheme dhe u përfshinë në një bisedë performuese, por prekëse, në të cilën ikona e filmit vajtoi botën e ndarë dhe të largët. Në fund, të dy ranë dakord se “ajo që na bashkon këtu, në këtë moment, është shumë më e madhe se ajo që na ndan”.
Morgan Freeman at the World Cup opening ceremony 📸 pic.twitter.com/UrGWi2bvJ9
— B/R Football (@brfootball) November 20, 2022
“Përmes të gjitha dallimeve në gjuhë, ekziston një fije e përbashkët shprese, ngazëllimi dhe respekti. Ne mund të mos i kuptojmë fjalët, por thellë-thellë duhet të vlerësojmë dhe kuptojmë emocionet që na lidhin të gjithëve”, është shprehur aktori.
Ky interpretim mori duartrokitje të forta nga publiku dhe shikuesit nga e gjithë bota treguan respekt të madh për legjendën e filmit.
“Kjo është ceremonia më e bukur, karizmatike dhe më prekëse e hapjes së Kampionatit Botëror ndonjëherë”, shkroi një person në Twitter.
“Ai është me të vërtetë një legjendë”, ka shkruar një tjetër.
Morgan Freeman understood the assignment.pic.twitter.com/XI3WYMq1SQ
— Gary Al-Smith (@garyalsmith) November 20, 2022
Jung Kook nga grupi K-Pop i Koresë së Jugut, “BTS”, gjithashtu performoi në ceremoninë e hapjes përpara ndeshjes ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit (0-2). /Telegrafi/