Karim Benzema sapo ka hedhur një hap tjetër të madh në karrierën e tij mbresëlënëse te Real Madridi.
Sulmuesi sapo ka shënuar tre gola kundër PSG-së, që i mjaftojnë për të kaluar legjendën më të madhe në historinë e klubit të Real Madridit: Alfredo di Stefanon.
Ai tashmë ka 309 gola që kur e ‘hapi llogarinë’ më 20 shtator 2009 në një fitore 5-0 kundër Xerez. Ai shënoi golin e tretë për Real Madridin, një pasim nga Van Nistelrooy.
Përveç kësaj, goli i tretë kundër skuadrës parisiene i mundëson atij të mposht edhe një tjetër ikonë madrilene me gola në Ligën e Kampionëve. Janë 66 gola, ato të shënuara nga Raul pa llogaritur atë që shënoi kundër Ëislas në fazën paraelimnatore të sezonit 2004-05.
Rritja e golave të Benzemas vazhdon. Këtë e reflekton edhe fakti se me tetë golat që ka shënuar në këtë edicion të Ligës së Kampionëve ka tejkaluar vetën e tij në garë.
Shtatë gola në një sezon ishte rekordi i tij i mëparshëm që erdhën në sezonin 2011-12, në të cilin Real Madridi qëndroi deri në gjysmëfinale kur humbi ndaj Bayern Munich.
Benzema ka 30 gola këtë sezon, vetëm një më pak se i kaluari dhe dy më pak se sezoni i tij më i mirë i jetës, 32 gola në sezonin 2011-12. /Telegrafi/