Capital T dhe MC Kresha janë bërë bashkë sërish për një tjetër projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për “Legendary”, e cila pritet të lansohet të martën me rastin e Ditës së Flamurit (28 nëntor).
Ai madje ka publikuar edhe një video, në të cilën i bën një ‘prank’ reperit nga Mitrovica.
“Nesër Legendary 18:00. 24 orë, numërimi fillon tani”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.
Të njëjtit janë miq të mirë dhe kanë bashkë disa projekte të tjera të suksesshme që kanë grumbulluar miliona klikime.
Ata vazhdojnë të jenë shumë të pëlqyer e tejet të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.
Besohet që edhe kjo këngë do të pritet mirë nga publiku e fansat e tyre. /Telegrafi/