Site icon Telegrafi

Lefter Koka heq dorë nga mandati i deputetit

Lefter Koka ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e fitoi më 25 prill në Qarkun e Durrësit me Partinë Socialiste.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Koka shprehet se kërkesën e tij për lënien mandatit e ka dorëzuar në KQZ, si dhe me vendimin është njohur edhe Kuvendi.

“Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël. Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me radhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre”, shkruan ai, por nuk jep arsyet e këtij vendimi.

Lexo po ashtu Arrestohet ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri, Lefter Koka

Mandati i Lefter Kokës pritet t’i kalojë Ana Dhamos, por kjo lëvizje mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Deri më tani kanë lënë mandatin e deputetit, Mark Marku nga Partia Demokratike, Najada Çomo nga PS-ja dhe Tom Doshi, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Partisë Social-Demokrate. /Telegrafi/

Exit mobile version