Ledri Vula së shpejti do të vijë me projektin e tij më të ri muzikor.
Reperi njohur krahas krijimit të këngëve të reja është i angazhuar edhe në koncerte brenda dhe jashtë vendit, transmeton Telegrafi.
Me datë 22 të këtij muaji artisti ishte i ftuar në një koncert në Hannover, të cilin e ka anuluar.
Kjo ka bërë që organizatori i kësaj mbrëmjeje të revoltohet dhe përmes një publikimi në rrjetet sociale të reagojë kundër Ledrit duke thënë se anulimi u bë pasi në të njëjtin vend do të performonte edhe Noizy.
Sipas tij Ledri është frikësuar dhe nuk ka qenë i sigurt për të mbajtur koncert në kohën kur edhe Noizy kishte koncertin e tij./Telegrafi/
Lexoni të plotë reagimin e organizatorit: