LeBron James ka treguar pse është mbreti, pasi ja siguroi fitoren skuadrës së tij pas katër humbjeve rersht.
Clevelandi mposhti vetëm pas vazhdimeve skuadrën e Minnesotas me rezultat 140-138.
Ishte kjo një ndeshje kryesisht e barabartë mes dyja sukadrave përgjatë të gjitha intervaleve.
Megjithatë, diferenca u bë vetëm në sekondën e fundit, kur në skenë u shfaq LeBron James.
Ai pranoi një top dhe me një gjuajtje me kthim arriti të shënojë duke mposhtur semaforin dhe duke siguruar gëzimin e tifozëve në Quicken Loans Arena.
LeBron realizoi 37 pikë, 10 kërcime dhe 15 asistime në këtë takim duke arritur tiple double, por u ndihmua nga Thompson me 17 pikë dhe JR Smith me 20 pikë nga gjashtë treshe.
Te Minnesota shkëlqyen Towns me 30 pikë e 10 kërcime, Butler me 35 pikë e pesë kërcime dhe Wiggins me 19 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=3j49riAqEr0
Me këtë fitore Clevalndi shpreson të nisë një ecuri të re të rezultateve pas forëms së dobët të shfaqur së fundmi. /Telegrafi/