Superylli i Los Angeles Lakers, LeBron James mund të ketë luajtur tashmë ndeshjen e fundit të karrierës së tij në NBA.
Gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes pasi Denver Nuggets eliminuan skuadrën e tij, ‘Mbreti’ la të kuptohet se ndoshta do të tërhiqej nga basketbolli.
James, 38 vjeç, sapo përfundoi sezonin e tij të 20-të në NBA si koshashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe në pragun e një finaleje tjetër, por ai mundi të bëjë vetëm kaq shumë.
“Nuk është kënaqësi të mos arrish në finale”, ka thënë fillimisht James.
.@KingJames: “Personally, going forward with the game of basketball, I’ve got a lot to think about.” pic.twitter.com/RYOoj3H9Qa
— NBA TV (@NBATV) May 23, 2023
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë rrugës. Nuk e di. Kam shumë për të menduar, të jem i sinqertë”.
“Vetëm me mua, personalisht duke ecur përpara me lojën e basketbollit, kam shumë për të menduar”, përfundoi ylli amerikan.
Carmelo Anthony, nga i njëjti vit drafti me James, njoftoi tërheqjen e tij më herët gjatë ditës, duke e lënë LeBronin si të vetmin që ka mbetur nga ai vit. /Telegrafi/