Noel Le Graet është rizgjedhur për katër vjet të tjera president i Federatës Franceze te Futbollit (FFF) gjatë asamblesë zgjedhore te FFF zhvilluar të shtunën në Paris.
Bretoni 75-vjeçar, në post që nga viti 2011, ka siguruar 57,4% te votave, kundrejt Jacques Rousselot (41,9%), Eric Thomas (0,5%) e David Donadei (0%).
“Ishte një ekip që bëri diferencën”, theksoi Noël Le Graët nga podiumi pas zgjedhjes se tij.
“Ju faleminderit për besimin tuaj, jam i nderuar që do të vazhdoj ketë mision të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm”, u shpreh ai.