Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pritet të diskutohet për kandidatin për kryeministër nga radhët e kësaj partie.
Deri më tani është përfolur emri i Vjosa Osmanit, si kandidate potenciale për kryeministre nga radhët e LDK-së, mirëpo mbetet të shihet sot se a do të nominohet apo jo nga kryesia e partisë së saj.
Kryesia e LDK-së të shtunën e kaluar ka lënë të hapur mundësinë që kjo parti të shkojë në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Madje për këtë gjë pritet të merret vendim po ashtu në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së.
Takimi i strukturave të LDK-së vjen dy ditë pas mbledhjes së parë të Kryesisë së LDK-së të shtunën, në të cilën nuk morën pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu./Telegrafi/